Malishevë: Burri rrah gruan

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh se ka arrestuar një person pasi që i njëjti ka sulmuar bashkëshorten e tij.

Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor, pasi nuk ka pasur lëndime trupore.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër K/Shqiptare. Viktima nuk ka pranuar të marrë tretman mjekësor, pasi nuk ka pasur lëndime, kurse i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, shkruhet në njoftim të policisë.

loading…