Malisheva prezanton Liridon Fetahajn

Skuadra e Malishevës e cila mbijetoi edhe për një edicion në elitën e futbollit kosovar a ka kompletuar transferimin e futbolistit Liridon Fetahaj.

Lajmi është konfirmuar edhe nga faqja zyrtare e Malishevës në rrjetet sociale.

“Klubi njofton se ka kompletuar marrëveshjen për transferimin e Liridon Fetahajt në Malishevë” – thuhet në njoftimin zyrtar të Malishevës.

Liridon Fetahaj para Malishevës ishte pjesë e Lirisë së Prizrenit derisa ka bërë karrierë edhe të skuadra e Prishtinës.