Malisheva dhe Gjilani ndajnë pikët

Malisheva dhe Gjilani kanë ndarë pikët të shtunën në duke luajtur baras 1:1.

Për Malishevën realizoi në minutën e 67-të Marc Olivier.

Megjithatë, në minutën e 74-të, shifrat i barazoi Gerhard Progni nga pika e bardhë.

Me këtë barazim skuadra e drejtuar nga trajneri Arsim Thaçi ka 12 pikë derisa Gjilani 14 sosh.

Kjo ndeshje i takon xhiros së tetë të Superligës së Kosovës në futboll.