Agon Maliqi

Maliqi tregon kush po i udhëheq zhvillimet në Kosovë: Budalltë e mediave sociale

Analisti Agon Maliqi, ka shkruar një një status, në të cilin ka renditur autoritetet kryesore në 40 vitet e fundit në debatin publik.

Sipas tij, në vitet 80-99, fuqinë përcaktuese mbi zhvillimet në Kosovë e kanë pasur intelektualët, ndërsa në vitet e pasluftës, më saktësisht 2000-2020, Maliqi vlerëson se debatin publik e kanë përcaktuar komandantët.

Ndërsa, sipas tij, pas vitit 2020, fuqinë përcaktuese mbi zhvillimet në Kosovë e kanë budallenjtë e mediave sociale.

“Kush kane qenë autoritetet kryesore publike me ndikimin dhe fuqinë përcaktuese mbi zhvillimet në Kosovë?

– Vitet 80-99: intelektualët

– Vitet 00-20: komandantët

– Vitet 2020+: budalltë e mediave sociale” – shkroi ai.