Maliqi për sulmin seksual ndaj alpinistes Nikçi: Në Pejë ka qarkullim njerëzish, paramendo çka ndodhë në fshatra

Analisti Agon Maliqi ka reaguar pas sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi në qendër të Pejës.

Maliqi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se nëse një gjë e tillë ndodhë në qendër të qytetit, ku ka qarkullim njerëzish e kamera, “paramendo çfarë ndodhë në periferi e fshatra”.

“Kjo në qendër të Pejës ku ka qarkullim njerëzish dhe kamera, paramendo çka ndodh nëpër periferi e fshatra ku është edhe “më marre” me i bâ kështu publike”, ka shkruar ai.