Maliqi: Meqë Kosova u tregua e paaftë me vaksinat, lë të na i vaksinojë Shqipëria personat mbi 60 vjeç

Përderisa vendi deri tani ka arritur të furnizohet me vetëm 24 mijë vaksina, numër shumë i vogël për ta menaxhuar pandeminë COVID-19, po kërkohet nga Shqipëria që t’i dal në ndihmë Kosovës për vaksinimin e popullsisë.

Analisti politik, Agon Maliqi përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Twitter ka thënë se pasi Kosova u tregua e paaftë dhe e pashpresë për të siguruar vaksinat, do të ishte e mirëseardhur që Shqipëria t’ua mundësonte së paku moshave mbi 60 vjeç vaksinimin.

Sipas tij, vaksinimi mund të bëhet në Kukës, bregdet e Tiranë.

“Meqë Kosova u tregua kronikisht e paaftë dhe duket e pashpresë për vaksinat në afat të shkurtër, do të ishte e mirëseardhur që Shqipëria t’ua mundësonte së paku moshave 60+ nga Kosova vaksinimin në pika të caktuara në Kukës, bregdet dhe Tiranë. Solidaritet i shoqëruar me turizëm”, ka shkruar ai.