Politologu Agon Maliqi ka dhënë në një porosi për zyrtarët e institucioneve të pavarura.

Ai ka ftuar ata që të mos bëhen vegël e pushtetit për të thyer ligjin.

Në profilin e tij në “Facebook”, Maliqi ka shkruar se ata duhet të marrin mësim nga paraardhësit e tyre.

“Zyrtarët qeveritarë dhe të institucioneve të pavarura që pranojnë të bëhen vegla politike të pushtetit për me e thy ligjin, bëjnë mirë që ta kujtojnë fatin e shumë zyrtarëve para tyre që menduan se ishin të paprekshëm por përfunduan nëpër gjykata”, ka shkruar Maliqi.