Shteti malazez ka ndaluar transmetimin e më shumë se 20 mediave ruseve, përfshirë shërbimin e “Russia Today” për Ballkanin dhe Sputnikun.
Ky vendim erdhi më në fund, siç raportoi Radio Evropa e Lirë (shërbimi në gjuhën serbe), si përpjekje e Podgoricës zyrtare për të bashkërenduar politikën e saj të jashtme me Bashkimin Evropian në monitorimin e masave kundër Federatës Ruse.
Të gjithë transmetuesit u urdhëruan të çaktivizojnë programet e mediave ruse, të pezullojnë çdo marrëveshje për transmetimin ose shpërndarjen e përmbajtjes së tyre.
Shkelja e këtyre detyrimeve dënohet me gjobë deri në 40 mijë euro, sipas informacioneve të Agjencisë për Media Elektronike.
Ndërsa delegacioni i BE-së e përshëndeti përafrimin me politikën e tyre të jashtme, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Marija Zakharova e cilësoi veprimin e Podgoricës zyrtare si armiqësore.
“Këto veprime armiqësore nuk do të kalojnë pa një përgjigje asimetrike“, ka thënë ajo.







