Mali i Zi

“Mali i Zi është kandidati më i avancuar për në BE”, thotë Varhelyi në Podgoricë

Komisioneri Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi tha sot pas takimit me presidentin malazez, Jakov Milatoviq se Mali i Zi është vendi kandidat më i avancuar në negociatat për anëtarësim në BE

“Zgjerimi ka marrë vrull. Falënderova Presidentin e Malit të Zi, Jakov Milatoviq, për përkushtimin e tij të fortë në përshpejtimin e procesit të integrimit në mënyrë që Mali i Zi të bëhet shteti i ardhshëm anëtar i BE-së. Dera është e hapur” , ka shkruar mes tjerash eurokomisioneri për zgjerim në rrjetin sociale X.

“Synimi ynë është ta çojmë Malin e Zi përpara në nivelin tjetër: Jemi gati të mbyllim standardet e përkohshme. Jemi të përkushtuar për të ecur përpara”, theksoi ai