Mali i Zi
Mali i Zi dënon aneksimin e territoreve të pushtuara të Ukrainës nga Rusia
Mali i Zi dënon fuqishëm çfarëdo përpjekje për të përvetësuar territorin e shtetin të Ukrainës, deklaroi presidenti malazias, Milo Gjukanoviq.
Të ashtuquajturat referendume të zhvilluara në rajonet e pushtuara të Ukrainës, nën presionin e konfliktit ushtarak, janë të papranueshme, tha presidenti Gjukanoviq.
Në mënyrë të vazhdueshme, tha presidenti malazias, Anëtari i Përhershëm i Këshillit të Sigurimit, përkatësisht Rusia, po shkel të drejtën ndërkombëtare.
“Ne qëndrojmë fuqishëm në anën e Ukrainës, integritetit territorial dhe sovranitetit të saj”, shkroi Gjukanoviq në Twitter.
Crna Gora najoštrije osuđuje bilo koji pokušaj prisvajanja dijelova teritorije ukrajinske države. Organizacija tzv. referenduma na dijelu teritorije suverene države, pod pritiskom i tokom vojnog sukoba, je neprihvatljiva, kao i tzv. rezultati takvih nezakonitih akcija.
— Milo Đukanović (@predsjednik_cg) September 30, 2022