Talenti brazilian

Malcom ëndërron të shkruajë historinë te Barcelona

Malcom shënoi gol në debutimin e tij në Champions League me Barcelonën në barazimin 1-1 mbrëmë ndaj Interit.

21 vjeçari ka startuar në vetëm një ndeshje këtë sezon me katalanasit prej se u transfera verën e kaluar nga Bordeaux për 45 milionë euro, ndërsa i mjaftuan vetëm dy minuta për të lënë shenjën e tij në “San Siro”.

Icardi i mohoi fitoren Barcelonës që ishte duke triumfuar me golin e Malcom, sidoqoftë braziliani shpreson se mund të jetë pikënisje paraqitja e mbrëmshme në synimin për të qenë startues i rregullt në formacionin e Valverdes.

“Barcelona ishte një ëndërr që e kisha që nga fëmijëria. Do ta festoj me familjen debutimin me gol në Champions League. Ëndrra ime te Barcelona ka filluar, synoj që ta shkruaj historinë këtu. Më duhet ta falenderoj grupin që më ka dhënë vetbesim. Unë dua të luaj më shumë, çdo ditë në stërvitje dëshiroj të tregoj se i kam kualitetet e nevojshme për të qenë pjesë e kësaj skuadre”, nënvizoi Malcom.

Barazimi ndaj Interit i mjaftoi Barcelonës të sigurojë kualifikimin për në fazën tjetër të Champions League, teksa kanë mbetur edhe dy xhiro për t’u zhvilluar në grupe.