Presidenti i Francës

Makron do të zbarkojë ushtrinë në rrugët e Francës për t’i mbrojtur shkollat dhe objektet fetare

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka njoftuar se do të zbres ushtrinë për të mbrojtur pikat kyçe pas sulmit terrorist në Nice ditën e sotme ku u vranë tre persona.

Duke folur nga skena e sulmit në Nice, presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se do të shpërndajë ushtarët për të mbrojtur pikat kyçe siç janë shkollat dhe objektet fetare, shkruan AlJazeera.

Ai tha se do të dyfishojë numrin e ushtarëve nga 3 mijë në 7 mijë të tillë.

Makron e quajti aktin e sotëm një sulmi terrorist islamik dhe premtoi mbështetjen për të gjithë Francën dhe katolikët e Francës.