Makinat e Ronaldos kapin shifra të “çmendura”

Imagjinoni të merrni një Mercedes 600 mijë euro për ditëlindjen tuaj.

Kështu është jeta për Cristiano Ronaldos, të cilit i’u bë dhuratë një Mercedes luksoz AMG G63 nga e dashura Georgina Rodriguez kur ai mbush 35 vjeç javën e kaluar.

Ronaldo krenohet me një koleksion automjetesh që bien shumë në sy dhe kërkon që ai të ketë disa garazhe, duke përfshirë pesë në Madrid, dy në Lisbonë dhe një të madhe brenda vilës së tij në Torino.

Më poshtë mund t’i shikoni makinat e Ronaldo që kapin shifrën e 6 milionë eurove.

Lamborghini Aventador (260 mijë euro)

Ai ka modelin e vitit 2011, i cili vlen rreth 260 mijë euro dhe ka fuqi kuajsh prej 515 deri 552 kW.

Bugatti Chiron (1,85 milionë euro)

Makina ka një motor prej 1.500 kuajsh dhe •shtë model i destinuar vetëm për CR7.

Bugatti Veyron (1.7 milionë euro)

Makina ka 1.000 kuaj fuqi dhe një shpejtësi të lartë prej 248mph, dhe versioni 16.4 Grand Sport mund të shkojë nga 0 në 62mph në vetëm 2.6 sekonda.

Mercedes AMG GLE 63 (127 mijë euro)

SUV ka 612 kuaj fuqi dhe shpejtësi të lartë prej 155 mph.

Porsche Carrera 911 Turbo S (140 mijë euro)

911 Turbo S është më i vlefshmi nga koleksioni i tij dhe ka një motor 580 kuaj fuqi.

Range Rover Sport (100 mijë euro)

Ronaldo shpesh vozit Range Rover Sport SVR e tij kur shkon në stërvitje tek Juventusi.

Chevrolet Camaro (35 mijë euro)

Camaro ka një motor 6.2 litra V8 që jep 453 kuaj fuqi.

McLaren Senna (1 milionë euro)

Ka 800 kuaj fuqi, një shpejtësi prej 208mph dhe mund të përshpejtojë nga 0 në 62mph në vetëm 2.8 sekonda.

Ferrari F12 TDF (350 mijë euro)

Makina ka 780 kuaj fuqi dhe shpejtësi 211mph. Shkon nga 0 në 62mph në vetëm 2.9 sekonda.

Rolls Royce Cullinan (330 mijë euro)

Makina ka një motor V12, 571 kuaj-fuqi.

Dhurata Mercedes AMG G63 për ditëlindjen e tij të 35-të, merr vlerën totale të koleksionit të tij në 6,492,040 milionë euro.