Makina tenton të shtypë nënën me fëmijën e saj, një kalimtar i del përpara dhe i shpëton
Nja aksident ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë, tek bulevardi i ri i në Yzberishtit ku një makinë ka tentuar që të shtypë një nënë me fëmijë teksa po dilte nga kursi i kërcimit.
Informacionet bëjnë me dije për abc news se një kalimtar i rastësishëm ka mbrojtur nënën me fëmijën duke dalë vetë para makinës. Në këtë moment bëhet me dije se i riu ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes dhe është transportuar me urgjencë në Spital. Ndërsa autori ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2020/02/Screenshot_13-4.jpg)
![](https://ballkani.info/wp-content/uploads/2020/02/Screenshot_15-3.jpg)