Makina shpërthen në flakë pasi përplaset me maunen, në tunelin Elbasan-Tiranë, vdes vëllai i Blerina Gjylametit

Një aksident tragjik që ka lënë pas një viktimë ka ndodhur në aksin Elbasan -Tiranë. Viktimë ka mbetur shoferi i automjetit tip Seat i cili dyshohet se ka bërë një parakalim të gabuar dhe si pasojë është përplasur me një kamion i drejtuar nga 33-vjeçari me iniciale D.SH. Gjate natës viktima u identifikua si Elton Maçolli, 37 vjec, vëllai i deputetes së Partise Socialiste, Blerina Gjylameti. Automjeti me targat AA 209 AR, me të cilin po lëvizte viktima ka qenë i modifikuar dhe punonte me benzinë-gas, gjë që ka bërë rrjedhjen e gazit pas përplasjes dhe më pas shpërthimin në flakë.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se automjeti tip Seat është gjetur me dyert e tavanin të hapura nga shpërthimi, ndërsa viktima është transportuar drejt morgut të Elbasanit. Report Tv ka mundur të sigurojë pamjet nga vendi i ngjarjes ku automjeti tip Seat duket i shkatërruar plotësisht nga shpërthimi ne flake i gazit. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Elton Maçolli punonte pranë bazës ajrore te Farkës.

Elton Maçolli, 37-vjeçari që humbi jetën gjatë aksidentit të ndodhur në tunelin Tiranë-Elbasan është vëllai i deputetes së Partisë Socialiste Blerina Gjylameti. Ai punonte pranë bazës ajrorë të helikopterëve në Farkë.

loading…