Një aksident automobilistik ka bllokuar hyrjen e tunelit të Elbasanit.
Mësohet se një makinë është përplasur me një autobus linje ndërqytetase e për pasojë hyrja e tunelit është bllokuar.
Fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar, por nga ana tjetër aksidenti ka shkaktuar rradhë të gjata dhe bllokim të trafikut.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.







