Makina përplas 3 këmbësorë, gjen vdekjen 35-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në afërsi të liqeni në fshatin Mursi të Sarandës.

Sipas policisë një automjet i tipit “Benz-2500” me drejtues një 21 vjeçar me inicialet O.M ka dalë nga rruga duke goditur tre këmbësor L.B, 35, S.S 33 vjeç dhe G.S, 38 vjeç.

Nga kjo përplasje 35-vjeçarja ka ndërruar jetë dhe dy personat e tjerë kanë mbetur të dëmtuar.Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe priten informacione të tjera rreth shkaqeve të këtij aksidenti.