Makina përmbyset në autostradë, i pret rrugën një dhelpër

Një aksident ka ndodhur sot në mbrëmje në aksin rrugor Gjirokastër Kakavijë.

Sipas informacioneve nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Makina është përmbysur dhe ka dalë nga rruga, pasi i ka dalë përpara një dhelpër.

Makina drejtohej nga i riu nga Nepravishta Klinton Beqari, i cili fatmirësisht nuk ka pësuar dëmtime.