Tre persona kanë humbur jetën nga aksidenti në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, ku një automjet me të cilën udhëtonin 5 persona ra në lumin Shkumbin.
Viktimat janë Elmi Keqa 52 vjeç, Elona Keqa 34 vjeç dhe Elis Sulmataj 18 vjeç. Ndërsa të plagosur mbetën E.K. 8 vjeç, djali i çiftit Keqa, dhe Ambra Halili rreth 20 vjeç.
Aktualisht ende nuk dihen rrethanat e aksidentit.







