Simba

Majmuni mban të voglin e saj, si në skenën e filmit “The Lion King” (FOTO)

Skena e famshme e ‘ciklit të jetës’ në filmin e animuar “Lion King”, kur Simba ishte ngritur nga Rafiki, ka ndodhur edhe në jetën reale.

Daily Mail shkruan se jeta imitoi artin kur një majmunë është parë duke e ngritur të voglin e saj, duke e rikrijuar skenën e famshme të “Lion King”.

Ky moment është kapur nga fotografja Dafna Ben Nun gjatë një udhëtimi në Zimbabve.