Pas kthimit nga garat e Lojrave Evropiane ‘Minsk 2019’, Majlinda Kelmendi ka folur para mediave së bashku me trajnerin e saj Driton Kukën.
Trajneri Kuka ka thënë se është shumë i kënaqur se prej 4 garuesve kosovar, kanë fituar tre medalje.
Në anën tjetër, Majlinda Kelmendi ka thënë se ndihet krenare për fitoren në Minsk 2019, duke marrë parasysh se është kthyer në gara pas 14 muajsh pushim.
“Qëndrimi jashtë garave është e rëndë për sportistët, sidomos në anën psiqike. Ndihem mirë që tashmë jam rikuperuar dhe jam në formë të mirë”, ka deklaruar Majlinda, përcjell Ballkani.info.
Në fund, Majlinda ka thënë se në finale kundër xhudistes ruse e gjithë salla ka brohoritur në gjuhën ruse, ndërsa ka pasur pak public kosovar dhe ka deklaruar se kjo ka qenë arsyeja pse iu ka treguar flamurin kosovar në fund.
“Deshta të ua bëj me dije se ne jemi këtu”, deklaroi Majlinda me shaka.
Xhudo i solli Kosovës edhe dy medalje tjera nga Lojërat Evropiane që po mbahen në Minsk të Bjellorusisë.
Nora Gjakova fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Loriana Kuka atë të bronztë./Ballkani.info






