Xhudo

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi arrijnë në gjysmëfinale të Grand Prix ‘Tashkent 2018’

Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi janë afër të stolisen me medalje në Grand Prixin ‘Tashkent 2018’ pasi kanë arritur në gjysmëfinale.

Vajzat tona në xhudo, janë në rrugë të mirë për të fituar medalje edhe në Grand Prixin “Tashkent 2018”.

Ky Grand Prix është duke u mbajtur në Uzbekistan dhe ato tashmë kanë treguar lojëra të mira dhe rezultate pozitive.

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, kampionia e Evropës, Nora Gjakova dhe nën-kampionia e Evropës, Distria Krasniqi, janë kualifikuar në gjysmëfinale.

Të tri xhudistet tona shënuan nga dy fitore, kurse raundin e parë e kaluan pa luftë.

Kelmendi në kategorinë deri në 52 kilogramë, në gjysmëfinale takohet me Ana Perez të Spanjës.

Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë, përballet në gjysmëfinale me Kaja Kajzer të Sllovenisë

Ndërsa, Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogramë, do të luftojë me Amber Gersjes të Holandës.