Majlinda Kelmendi

Majlinda Kelmendi nderohet gjatë vizitës në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Krujë

Kampionia olimpike Majlinda Kelmendi, e ka vizituar së fundmi muzeun historik dhe etnografik në Krujë.

Ky muze e a mirëpritur sportisten nga Peja derisa ajo është shprehur e lumtur për vizitën.

“Kënaqësi të mirëprisnim në Muzeun Gjergj Kastrioti Skënderbeu, kampionen Majlinda Kelmendi që vazhdimisht na ka bërë  krenarë, me sukseset e saj në arenën ndërkombëtare”, shkruhet në faqen e muzeut.

Majlinda Kelmendi tash e një kohë është bërë trajner e xhudos dhe me shumë sukses po i udhëheq sportistet e reja.