Majlinda Bregu takohet me Vuçiqin në Serbi

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ndodhet në Beograd për të zhvilluar takime me krerët më të lartë të shtetit serb.

Takimin e parë Bregu e ka zhvilluar me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq. Pjesë e bisedës së tyre ka qenë bashkëpunimi rajonal dhe projekti për heqjen e tarifave roaming në rajon.

“Një takim shumë konstruktiv me presidentin @avucic @predsednikrs. Është në interesin reciprok dëshira për të lëvizur përpara, si një rajon që flet qartë, kemi nevojë për njëri-tjetrin. Kjo është metoda më efektive për integrimin ! # mobilitetit, # 0roamingtariffs, # tregti dhe # investime”, shkruan ajo.