Majko uron ditën e veteranëve të UÇK-së, me një uniformë amerikane që ndodhet në muzeun e Beogradit

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka uruar ditën e veteranëve të Luftës së Kosovës, me anë të një postimi në Facebook, me një uniformë të ushtrisë amerikane që ruhet në muzeun ushtarak të Beogradit.

“30 dhjetor, sot dita e veteranëve të Luftës së Kosovës. Uniforma e veteranit të panjohur të kësaj Lufte, është në muzeun ushtarak të Beogradit. Ajo i përket ushtrisë së SHBA, mike e shqiptarëve. Urime veteranë të Luftës së Kosovës! Jemi, se kujtojmë!”, ka shkruar Majko.

Postimi i plotë: