Organizata e njohur zvicerane “Stadt Zurich” ka zgjedhur një pamje të bukur të Cyrihut si foto të javës, e realizuar nga fotografi shqiptar në Zvicër
Bëhet fjalë për artistin dhe mjeshtrin e fotografisë, Armend Berisha, i cili së fundmi ka realizuar një fotografi të bukura të Cyrihut, ku duket se e tërë magjia e natyrës zvicerane është shkrirë në një foto të vetme, shkruan albinfo.ch.
Kosovari, Armend Berisha jeton dhe vepron në Cyrih dhe njihet si fotograf profesional në Zvicër.
Pas publikimit të kësaj foto, organizata “Stadt Zurich” ka zgjedhur foton e tij, si foto më e mirë e javës, si peizazh i bukur natyror.








