Maguire në BBC për aventurën në Kosovë: Njerëz mikpritës dhe një vend shumë i bukur, shpresoj të kualifikohen VIDEO

Harry Maguire ka dhënë një intervistë për BBC ku ka folur për ndeshjen e Anglisë ndaj Kosovës dhe pritja fantastike që iu bë në Prishtinë.

Mbrojtësi i Manchester United përveç të tjerash ka treguar se në ndeshjen të cilën e kanë zhvilluar në Kosovë ishte një atmosferë e mrekullueshme .

“Ishte e çuditshme, kur dolëm në fushë të gjithë po na duartrokisnin zakonisht një gjë e tillë nuk ndodh kur nuk je duke luajtur në shtëpi. Ishte një atmosferë fantastike. Njerëz mjaftë mikpritës dhe një vend shumë i bukur, Kosova ka një skuadër të mirë dhe shpresoj që një ditë do të kualifikohen në një kompeticion të rëndësishëm”, deklaroi ai.

Po ashtu pas kësaj ndeshje që e zhvilloi Anglia në Kosovë, kishte shumë lavdërime si nga futbollistët e Anglisë po ashtu edhe nga tifozët e kësaj kombëtare.

Mbrojtësi i Manchester United ishte ndërë të parët që reagoi pas ndeshjes me Kosovën në “Fadil Vokrri”.

Kosovë, ishte një kënaqësi. Faleminderit për mikpritjen e mrekullueshme. Vend i bukur me njerëz të dashur. Ju uroj fat në të ardhmen”, ksihte shkruar ai në ‘Twitter’.