Liga e Kampionëve

Magjistari Haaland mposht PSG-në

Supertalenti norvegjez, Erling Haaland, ka vazhduar me paraqitje te jashtëzakonshme te Borussia Dortmundi. Ai ka shënuar dy gola brenda pak minutave në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj PSG-së.

Haaland realizoi në minutën e 69-të për epërsinë 1:0 të Dortmundit. Neymar barazoi shifrat në minutën e 75-të, ndërsa Haaland kaloi sërish në epërsi skuadrën gjermane në minutën e 77-të.

Haaland 19-vjeçar, ka 11 gola në vetëm shtatë ndeshje për Dortmundin.