Madonna

Madonna bën paraqitjen e parë në një koncert, pak muaj pasi gati vdiq në spital

Madonna pranoi se “nuk e kishte menduar se do t’ia dilte” kur u shtri në spital dhe ishte shumë pranë vdekjes pak muaj më parë.

Por ajo e nisi me sukses turneun e saj shumë të zhurmshëm “Celebration” në Londër të shtunën në mbrëmje, shkruan DailyMail.

Mbretëresha e muzikës pop, 65 vjeçe, po performon një sesion me 45 këngë, duke nxjerrë në pah karrierën e saj 40-vjeçare në “The O2 Arena” në Greenwich.

Ajo ishte detyruar të riplanifikonte turneun e saj pasi u dërgua me urgjencë në spital dhe u intubua kur u gjet e rrëzuar në dyshemenë e apartamentit të saj në New York, në qershor.

Familja e saj thuhej se ishin ‘përgatitur për më të keqen’ dhe ‘kishte frikë se mund ta humbnim atë’.

Madonna theu heshtjen e saj lidhur me këtë çshtje kur në mes të koncertit u tha fansave se “harroi pesë ditë” nga jeta e saj.

Duke qëndruar e vetme në skenë ndërsa mbante kitarën e saj, ajo tha: “Nuk e mendoja se do t’ia dilja, dhe as mjekët e mi”.

“Kjo është arsyeja pse u zgjova me të gjithë fëmijët e mi të ulur rreth meje”, tha Madonna.

Ajo vazhdoi rrëfimin e saj emocional: “Kam harruar pesë ditë të jetës sime, apo vdekjen time, nuk e di vërtet se ku isha. Por engjëjt po më mbronin. Dhe fëmijët e mi ishin atje. Dhe fëmijët e mi gjithmonë më shpëtojnë, çdo herë”.

“Nëse doni të dini se si ia dola dhe si mbijetova, mendova, duhet të jem aty për fëmijët e mi. Unë duhet të mbijetoj për ta”, shtoi këngëtarja legjendare.

Edhe pse koncerti do të fillonte në orën 20:30, shfaqja filloi rreth 20 minuta me vonesë, ndërsa një ‘drag queen’ argëtonte turmën e fansave.

Ajo performoi hite të tilla si “Like A Prayer”, “Live To Tell”, “Holiday” dhe “Nothing Really Matters” – dhe zbuloi se fëmijët e saj ishin në audiencë për shfaqjen historike të natës së hapjes së turneut.

Siç është tipike për stilin e saj, koncerti i Madonnas ishte i mbushur me skena dramatike dhe shprehje të guximshme.