Macron për vaksinimin në Francë: Duhet ta përshpejtojmë urgjentisht

Fushata e vaksinimit ndaj koronavirusit po ecën shumë ngadalë në Francë. Ky shtet është kthyer tashmë në një çështje në Evropë, duke nxitur kështu zemërimin e presidentit, Emmanuel Macron, i cili sapo ka dalë nga periudha e izolimit, pasi u infektua me koronavirus. Shefi i Elizesë i kërkoi sistemit shëndetësor që të përshpejtojë procesin.

“Duhet të veprojmë shpejt dhe me forcë. Unë jam në luftë në mëngjes, gjatë ditës dhe në mbrëmje. Pres nga të gjithë të njëjtin angazhim”, tha Macron.

Franca ka marrë 560 mijë doza të vaksinës së Pfizer dhe Biontech, por të dhënat zyrtare tregojnë se janë injektuar vetëm 352 doza.

Ndërkohë, në pjesën tjetër të Evropës imunizimi vijon pa ndërprerje. Gjermania ka vaksinuar 188 mijë banorë, ndërsa Italia ka imunizuar 80 mijë njerëz. Kjo ka nxitur dhe më shumë zemërimin e Macron.