“Tash është radha që juve në emër të vendit tim t’ju them – Franca ju do juve, ashtu siç ju e keni dashur ju atë për çka ju jemi borxhlinj”, kështu u ka thënë presidenti francez serbëve të mbledhur në Kalemegdan.

Emmanuel Macron ka folur para shumë serbëve të mbledhur në Beograd, afër përmendores së falemnderimit për Francën.

“Ja, Franca është këtu”, ka thënë ai, transmeton Ballkani.info.

“Serbia është në zemra tona, sot dhe përgjithmonë”, ka thënë shefi i shtetit francez në gjuhën serbe.

Ai po ashtu foli me tone adhurimi për Serbinë edhe për serbët, duke bërë që serbët e mbledhur të ekzaltoheshin me këto fjalë.

“Franca është këtu… Rroftë Serbia, Rroftë Franca, rroftë miqësia ndërmjet dy vendeve tona”, ka vazhduar ai në gjuhën serbe.

Këto deklarata Macron i bëri bashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Në anën tjetër, serbët kanë brohoritur “Macron, serbi”. /Ballkani.info/

loading…