Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Serbi, i cili është pritur në aeroportin e Beogradit nga presidenti i këtij vendi, Aleksandar Vuçiq.

Siç ishte parashikuar, Macron do të zhvillojë një takim me Vuçiqin, pas së cilës është planifikuar edhe një konferencë para mediave, shkruan Ballkani.info.

Pas mbërritjes së Macron në Serbi, Vuçiq është deklaruar në rrjetet sociale dhe i ka uruar mirëseardhjen Macron.

“Mirë se erdhe, i dashur mik, rëndësia e vizitës suaj për ne është e pamatshme në kuptimin ekonomik dhe politik dhe shpresoj se si vend dhe popull do të dimë të kthejmë respektin dhe vëmendjen që ju tregoni për vendin tonë”, ka thënë Vuçiq.

Ai përsëriti se kanë bisedime të rëndësishme përpara.

“Ka hapa përpara nesh që do të zgjerojnë partneritetin tonë dhe do të forcojnë marrëdhëniet tradicionalisht të mira midis dy vendeve dhe dy popujve tanë. Rroftë miqësia midis Serbisë dhe Francës”, përfundoi Vuçiq. /Ballkani.info/