Pasi Presidenti Francez Emmanuel Macron njoftoi se Franca do ta njihte Palestinën si shtet të pavarur, pasuan reagime të ashpra nga zyrtarët izraelitë.

Ndër të parët që reaguan ishte ish-kryeministri izraelit Naftali Bennett, i cili e përshkroi qëndrimin e Francës si të turpshëm, transmeton Ballkani.info.

“Njohja e Palestinës si shtet nga Macron pas masakrës së 7 tetorit nuk është diplomaci. Është një kolaps moral. Është një shpërblim për vrasje masive dhe u dërgon një mesazh terroristëve islamikë – vritni hebrenjtë dhe bota do t’ju japë një shtet”, tha Bennett.

Ai tha gjithashtu se ky është një vendim i turpshëm që do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë.

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë izraelit Yariv Levin gjithashtu kritikoi ashpër Macron.

“Vendimi i Presidentit francez Macron për të njohur shtetin fiktiv palestinez është një njollë e zezë në historinë franceze dhe një ndihmë e drejtpërdrejtë për terrorizmin. Toka e Izraelit i përket popullit të Izraelit dhe as deklarata e Presidentit Macron nuk do të jetë në gjendje ta ndryshojë këtë. Është koha për të zbatuar sovranitetin izraelit në Luginën e Jordanit dhe Bregun Perëndimor. Ky është përgjigja e drejtësisë historike ndaj vendimit të turpshëm të Presidentit francez”, tha ai. /Ballkani.info/