Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se Franca do të marrë pjesë në mbrojtjen e Izraelit në rast të një sulmi iranian.
Duke folur në një konferencë shtypi pasi Izraeli nisi sulmet, Macron përjashtoi përfshirjen franceze në operacionet që synojnë Iranin dhe tha se Franca nuk rekomandoi sulmin ndaj vendeve bërthamore të Iranit, duke thënë se ekziston ende një “rrugë diplomatike” për të zgjidhur çështjen, transmeton Ballkani.info.
Ai shtoi se mbështetja franceze për Izraelin nuk është as e pakushtëzuar dhe as e pakufishme.
Macron tregoi se informacioni që Franca ka për programin bërthamor të Iranit është shqetësues, duke shtuar se programi është afër një faze kritike.
Kujtojmë që herët në mëngjes, në kohën tonë, filloi sulmi izraelit ndaj Iranit. Objektivat ishin objektet bërthamore si dhe gjeneralët ushtarakë. Informacionet thonë se në sulmet u vranë më shumë se 20 gjeneralë iranianë.
Si hakmarrje, Irani nisi dy valë sulmesh ndaj qyteteve izraelite këtë mbrëmje, duke plagosur më shumë se 40 persona. /Ballkani.info/






