Macron flet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri e Asociacionin, paralajmëron masa ndaj Kosovës e Serbisë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron në fjalimin e tij para ambasadorëve, ka folur edhe për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ku ndër të tjera ka paralajmëruar masa ndaj palëve nëse nuk veprojnë me përgjegjësi. Deklarata e tij vjen në kohën e paralajmërimeve për rikthim të dialogut Kosovës dhe Serbisë.

Presidenti Macron ka paralajmëruar masa si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë nëse dy shtetet nuk veprojnë me përgjegjësi

Ai ka përmendur çështjen e viziave dhe çështje të tjera ekonomike si zotime që mund të rishikohen nëse palet nuk sillen me përgjegjësi.

“Ne presim që paqja do të kthehet në këtë pjesë. Franca e Gjermania kanë bërë zotime sa i përket politikave të vizave dhe çështje tjera ekonomike, të cilat do të rishikohen nëse palët dështojnë të sillen me përgjegjësi. Duhet të jemi vigjilentë veçanërisht në këtë aspekt, veçanërisht kur bëhet fjalë për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.” – ka thënë Macron.

Tutje, ai ka përmendur plani “franko-gjerman” tashmë i arritur si marrëveshje është zgjidhja e duhur dhe se palët duhet të angazhohen në plotësisht në zbatimin e saj.

Ndër të tjera, ai ka përmendru edhe zgjedhjet në katër komunat veriore, ku ka kërkuar që ato të mbahen si dhe serbët të kthehen në institucionet e Kosovës.

Më tej, ai ka përmendur edhe formimin e Asociacionit.

Macron para ambasadorëve ka thënë se duhet të jemi vigjilentë për stabilitetin në Ballkanin Përëndimor.