Kuriozitet
Macja vazhdon të qëndrojë tek varri i pronarit të vdekur 1 vit më parë
Kafshët shtëpiake zakonisht përshkruhen si kafshë besnike.
Këtë po e vërteton edhe një mace, pronari i së cilës ka vdekur tashmë 1 vit.
Por macja e tij nuk po e pranon këtë realitet, ajo vazhdon të qëndrojë tek varri i tij për një vit radhazi.
Keli, një djalosh i ri, kishte deklaruar se është munduar ta adaptojë macen, por ditën tjeter ajo ka ikur prap tek varri i ish-pronarit.
Kalimtarët e rastit i ofrojnë ujë dhe ushqime të ndryshme, por macja refuzon të largohet nga guri i varrit.
“Ajo qëndron aty pa lëvizur, lëshon zëra të mërzisë dhe kur nata bie, ajo e bën gjumin prap aty tek varri” kanë thënë kalimtarët.