Fatura

“Ma hesap po kam me dal me BMW se me u nxehë në shpi”-Qytetarëve iu fryhen faturat e rrymës, ‘shpërthejnë’ me komente kundër Qeverisë Kurti

Qytetarët e Kosovës për fundvit morën dhurata “xeher”. Krejt kjo pasi u erdhen faturat e rrymës me një çmim kogja të lartë, shkruan Periskopi.

Në një pyetje që Periskopi e bëri në Facebook  qytetarët treguan se faturat iu kanë shkuar “dyfishë më shumë se muajt e kaluar”. Shumë prej tyre kritikuan Qeverinë për këtë çështje.

Më poshtë gjeni disa nga komentet e qytetarëve: