SHA M-NAV i hodhi poshtë si të pavërteta informacionet e fundit të transmetuara në disa media të shtypura dhe elektronike, si dhe deklaratat e përfaqësuesve të caktuar të sindikatave dhe partive politike.

“Pohojmë me përgjegjësi dhe i përgënjeshtrojmë spekulimet e fundit, në asnjë moment siguria e qiellit të Maqedonisë nuk është sjellë në pikëpyetje. Кy pohim mbështetet edhe në faktin se të gjitha institucionet kompetente të angazhuara për mbikëqyrje të vazhdueshme të punës sonë, si Qeveria, Agjencia për Aviacion Civil dhe autoritetet përkatëse të aviacionit, mes të cilave Organizata Evropiane për Siguri të Navigacionit Ajror – Eurokontroll, Organizata Internacionale për Aviacion Civil dhe Organizata Evropiane për Ruajtjen e Sigurisë të Trafikut Ajror, e mbështesin dhe përshëndesin progresin e vazhdueshëm dhe mënyrën e funksionimit të SHA M-NAV”, qëndron në kumtesën e kompanisë.

Duke u përqendruar në gjendjen në 18 muajt e fundit, M-NAV thekson se shënon rritje të të ardhurave prej tre milionë euro për shkak të rritjes së trafikut ajror për 15 për qind (fluturime dhe aterrime) në Shkup dhe Ohër, që është shërben me të njëjtat resurse njerëzore si edhe paraprakisht, por me implementimin e një numri të madh të risive dhe mbështetje nga Eurkontroll.

Lidhur me shkrimet për zhvendosjen e një pjese të të punësuarve me qira në hapësira të tjera, kompania potencon se gjendja aktuale me zyrat në Pallatin “Llazar Pop Trajkov” është pasojë e urdhrit me gojë jokonraktues të menaxhmentit paraprak në M-NAV, i cili nën drejtim të Qeverisë paraprake i ka transferuar të gjithë të punësuarit në një objekt ku nuk ka kushte teknike.