Lyrical Son kujton i emocionuar luftën në Kosovë: Për ne ushtarët e UÇK-së ishin superheronj

Reperi i njohur kosovar, Lyrical Son është një ndër artistat e shumtë që e kanë përkrahur luftën e UÇK-së.

I emocionuar, Lyrical Son e kujtoi kohën e luftës në Kosovë kur ai ishte i ri, ku edhe tha që ushtarët e UÇK-së për të ishin superheronj.

“Ne ishim të rinj, thjesht donim të shkolloheshim, të shihnim policë që flisnin shqip, donim jetë në shtetin tone ku flitet dhe veprohet shqip”.

“Për tri shkronja të arta, UÇK, ka qenë diçka për ne si ata filmat me Supermanin dhe Batmanin. I kemi parë si heronj, si shpëtimtarë”, u shpreh reperi.