Një person në fshatin Muqivercë të Kamenicës, gjatë ditës së sotme dyshohet se e ka lyer vetën me benzinë dhe më pas ia ka vënë flakën, me ç’rast ka pësuar djegie trupore.
Një sinjalizues i Gazetës Sinjali ka bërë të ditur se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK në Prishtinë.
Sipas sinjalizuesit, pasi viktima ka pësuar djegie kanë intervenuar familjarët dhe me urgjencë është dërguar për ndihmë mjekësore.







