Nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovë, Lutfi Hazirit që njëherit është edhe kryetar i Komunës së Gjilanit, po ecën mirë punët.
Me ministrin e PDK-së, Kujtim Gashin, që drejton Ministrinë e Kulturës ka arritur edhe një marrëveshje për 2 projekte që vlera e tyre është jo më pak se 2.6 milionë euro.
Për arritjen e kësaj marrëveshje Hazairi ka treguar vet përmes një postimi në Facebook.
“2.6 milionë euro për rindërtimin e Stadumit të Qytetit dhe Palestrës së sporteve në Zhegër. I pari përfundon në vitin 2021, ndërkaq ky i dyti në vitin e ardhshëm. Faleminderit ministrit të Kulturës, Kujtim Gashi, për mbështetjen e madhe për këto dy projekte kapitale për sportin gjilanas. Urime!”, ka shkruar Haziri.







