LDK-ja vazhdon të mos e bëj me dije se kush do të jenë kadidatët e mundshëm në garë për të udhëhequr këtë parti, përcjell Ballkani.info
Pas takimit që mbajti kryesia e kësaj partie, Lutfi Haziri për media tha se sot kanë përfunduar punën e tyre, për zgjedhjen e kryetarit të ri.
Siç thotë ai nesër do të jenë prezentë 355 delegatë, ku në prezencën e tyre do të prezantohen edhe kandidatët në garën e tyre për kryetar të kësaj partie.
Ai ndër të tjera tha se pa LDK nuk ka zgjedhje e as zgjidhje.
“Ne me kryetar të degëve të LDK-së finalizum për ndërtimin për mobilizimin e LDK-së. 355 delgatë kanë konfirmu prezencën. Unë jam pjesë e ekipit që po punon në këto angazhime. Unë kam iniciu qështjen e marrëveshjes poltike. Unë i përbahem anagazhimit tim, duke respektuar normën e punës ju ftoj që nesër në ora 10 të merrni pjesë. LDK-ja nuk ka nevoj për spektakël. Pa LDK as nuk ka zgjedhje e as zgjidhje, ne jemi të interesuar që të na lejojnë me punu si parti.”, ka thënë Haziri.
I pyetur për kërkesën e presidentit të vendit ai tha se ky veprim është shfrytëzim kushtetues, dhe se nuk ka të bëjë fare me LDK-në.
“Ne e kem pa si shfrytëzim kushtetues, nuk ka të bëj fare me LDK-në, unë besoj shumë që vendi kërkon zgjedhje. Ka të bëjë me spekulime, Isa Mustafa e ka përgjegjësin e dyfishtë, me ndërtu ni unitet sa më të madhë, ka punuar pa ndërprerë për nesër. Kandidatët do ti paraqesin planet e tyre para delegatëve. Ne për 514 vota e kem për 1 delegatë që na dallojnë nga partitë tjera”, ka shtuar Haziri/Ballkani.info







