Kryetari i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka mirëpritur pjesëmarrësit e ngjarjes tashmë të njohur ”Darka e Lamës”.

Haziri në fjalën e tij të rastit deklaroi se shumë vende shqiptare po e harrojnë këtë festë tradicionale por një gjë të tillë gjilanasit nuk e bëjnë.

Tryeza të mbushura përplot ushqime tradicionale e me shumë prodhime vendore, kanë mbledhur rreth vetes prodhures, qytetarë dhe po ashtu klasën politike të Gjilanit.

E gjithë kjo në kuadër të ngjarjes tashmë të njohur si ”Darka e Lamës”, event ky i cili tashmë është bërë tradicional nga kjo komunë.