Lutfi Haziri lëshon kushtrimin: LDK në Anamoravë do të korrë fitore të madhe

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së, kryetar i Gjilanit dhe kandidat edhe për një mandat, ka mbledhur sot në Gjilan kandidatët e LDK-së për kryetarë nga rajoni i Anamoravës.

Bashkë me ta ka qenë edhe Lutfi Zharku, ish ministër dhe deputet që vjen nga Kaçaniku.

“#LDK në Anamoravë e Lindje të Kosovës po koordinon veprimet për një fitore të madhe në pushtetin lokal”, ka shkruar Haziri. /Ballkani.info/