Në Gjilan sot janë paraqitur tri raste të reja me koronavirus nga 26 në total sa ishin.
Pas publikimit nga IKSHPK-ja ka reaguar kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri dhe për këtë ka dhënë detaje.
Postimi i plotë i Lutfi Hazirit:
#Dita35. Sot i kemi edhe 3 raste të reja me #COVID19. M.I. (mashkull) i cili është edhe në dializë, M.R. (mashkull) i rekomanduar nga Spitali i Gjilanit dje dhe B.S. (femër) nga Lladova. Të dy meshkujt janë në Klinikën Infektive, ndërsa rasti i tretë në familje, por me kontakte të njohura për ne. Ndërkohë që i kemi 17 raste të shëruara plotësisht.
Bëhu i përgjegjshëm. Mos shko mysafir e as mos prano mysafirë. Mos i besoj askujt ‘hajt se nashta s’e ka’. Me këdo që takohesh, duhesh me mendu që secili mundet me qenë potencialisht i infektuar. #rriNshpi







