Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ia ka rikujtuar paralajmërimin që i kishte bërë kryeministrit Ramush Haradinaj.

“Kryeministër, t’kam pas paralajmëru që me ata që rrënojnë ura nuk mundet me pasë sukses bashkëpunimi. Qysh po shihet, shumë shpejt ka me t’lanë n’lloç shefi i PAN’it, edhe atë natën, qysh din veç ai”, ka shkruar Haziri, duke komentuar deklaratën e fundit të Haradinajt se qeveria mund të bie qysh këtë javë nëse tërhiqet PDK-ja.

“Edhe ashtu kjo Qeveri po kushtëzohet nga 22 parti, që veç po e dijmë të gjithë. Por, kushtrimi nga PSD është postë e porositur dhe vështirë e lexueshme… Shefi i PAN’it në kundërshti të letrës tuaj, ka premtu suspendim 4 mujor, edhe atë pa e pyetur Enver Hoxhajn fare. Katundi që shihet, nuk do kallauz!”, ka thënë në fund Haziri. /Ballkani.info/