sami lushtaku

Lushtaku: VV flet me gjuhën e njerëzve që i shërbejnë Serbisë, thonë se Thaçi, Veseli, Limaj e kanë shkatërru shtetin

Kreu i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se zv.ministri Milazim Gashi duhet të flasë me emra se kush kanë qenë pjesëtarët e UÇK-së që kanë bashkëpunuar me BIA-n serbe.

Lushtaku thotë se Vetëvendosje e ka përdorur dhe vazhdon ta përdorë gjuhën e njëjtë “sikurse ata që kanë punuar për shërbimin serb”.

Lushtaku këtu ka përmendur akuzat që bëhen se shteti është shkatërruar nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj e Sami Lushtaku. Sipas tij, kjo gjuhë është e njerëzve të shërbimit serb.

“Kërkoj prej juve mediave që t’i bëni presion atij zv.minisrit që t’i qetë emrat e atyre pjesëtarëve të UÇK që kanë qenë të lidhur me shërbimin serb. Unë e di që VV e ka përdor gjuhën e njejtë si ata që kanë punu në shërbimin serb. Ti e ke dëgju VV-në që thotë se shaktërruesit e shtetit janë Thaci, Vesleli, Ramush Hradinaj. Kjo gjuhë është e njerëzve të shërbimit serb”, ka thëën Lushtaku.