Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka bërë me dije se numri i tij në listën për deputetë të PDK-së do të jetë “100”.
Ai ka treguar pse ka vendosur ta ketë këtë numër për zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në profilin e tij në “Facebook”, Lushtaku ka shkruar se ky numër do të simbolizon përkushtimit e tij të 100 për qind për një Kosovë më të mirë
“Sot, me nder dhe përkushtim po zyrtarizoj kandidaturën time për deputet, në kuadër të familjës sonë politike, PDK-së. Në këto zgjedhje kam vendosur të mbaj numrin 100 – një simbol i përkushtimit 100% për një Kosovë më të mirë! Ky hap është një dëshmi e vizionit tim për të krijuar hapësirë për figurat e reja politike, për njerëzit me energji, entuziazëm dhe vendosmëri, që janë gati të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për vendin tonë”, ka shkruar Lushtaku.
Ai ka bërë me dije se Kosova ka mbi 100 arsye për të besuar, për të vepruar dhe për të ndryshuar.
“Besoj thellësisht se e ardhmja e Kosovës qëndron në duart e të rinjve, të cilëve u duhet dhënë një platformë për të kontribuar me zërin, idetë dhe punën e tyre. Në rrugëtimin tim jetësor, gjithmonë kam qenë i rrethuar nga njerëz të mirë, falë të cilëve secili synim është realizuar dhe secila sfidë është tejkaluar. Kam qenë dhe do të jem mirënjohës e falënderues ndaj secilit. Sot, më shumë se kurrë, kemi mbi 100 arsye për të besuar, për të vepruar dhe për të ndryshuar. Prandaj, kërkoj me përulësi besimin dhe mbështetjen tuaj. Me respekt dhe përgjegjshmëri”, ka shkruar Lushtaku.






