Lushtaku tregon nëse do të vazhdojnë aksionet tjera për rivendosjen e fotografisë së Thaçit në zyren e Osmanit

Kryeparlamentarja e Kosoves, Vjosa Osmani javën e kaluar vendosi që ta largonte nga pozita qëndrore fotografinë e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit.

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka bojkotuar disa mbledhje të kryesisë të thirrura nga kryeparlamentarja Osmani si shenjë proteste.

Por, sot ka pasur edhe një aksion nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku i cili përmes vendosjes së një fotografie të “madhe” të presidentit Thaçi ka treguar që PDK është shumë kundër largimit të fotografisë së presidentit nga kryeparlamentarja.

Ballkani.info ka kontaktuar me deputetin, Mërgim Lushtaku i cili tha se strukturat e partisë do të vendosin nëse do të ketë aksione të tjera.

“Strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës vendosin për aksionet e tjera për t’ia rikujtuar Osmanit që duhet respektuar fryma institucionale”, tha Lushtaku.

Ai tha poashtu se do të kërkohet një sqarim ligjor në lidhje me detajet se në cilën pjesë të zyrës duhet të vendoset fotografia e presidnetit.

Vjosa Osmani ishte kandidate për kryeministre të Kosovës. Ajo njihet për diskursin e saj politik kundër Hashim Thaçit. Madje, nuk e kishte votuar Qeverinë  Mustafa pjesë e cilës ishte Thaçi. Poashtu ajo ishte kundër zgjedhjes së Thaçit presidentit në vitin 2016. /Ballkani.info/