Skenderaj

Lushtaku: PDK ka qenë dhe mbetet adresa e vetme politike për drenicasit

Kryetari i PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku sonte me kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli kanë takuar të rinjtë e këtij qytetit.

“Bashkë me kryetarin Kadri Veseli, po takojmë aktivistë të rinisë e qytetarë të Skendrajt, për të biseduar për procesin e brendshëm zgjedhor në Skenderaj. PDK ka qenë dhe mbetet adresa e vetme politike për drenicasit. Do të vazhdojmë fuqishëm së bashku për të zgjedhur struktura të reja, të përgatitura dhe profesionale”, ka shkruar Sami Lushtaku.

PDK-ja ka nisur procesin e zgjedhjeve të brendshme dhe deri me tash asnjë zyrtar i kësaj partie nuk e ka zyrtarizuar kandidaturën për kryetar të partisë, duke e lënë Veselin të vetmin kandidat. /Ballkani.info/